Aktualitet

Ish-këshilltari i Ramës drejtor i komanduar i SHISH. Porosia e kryeministrit: Merruni me sigurinë

Numri një i qeverisë ka kërkuar që të merren “me sigurinë dhe punët brenda vendit, pastaj shihni ato me jashtë”.

31 Gusht 2022, 15:55 Nga k.m.
Ish-këshilltari i Ramës drejtor i komanduar i SHISH. Porosia e
Olian Kanushi dhe Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komunikuar emërimin në postin e zv/drejtorit të Shërbimit Sekret dhe drejtorit të komanduar të tij, të Olian Kanushit. Në një takim me drejtues të SHISH këtë të mërkurë, u vendos emërimi në postin e ri për 41-vjeçarin. E i përzgjedhuri është Kanushi, i cili ka qenë deri para një viti këshilltari i vetë Ramës për çështjet e sigurisë.

Në mbledhjen e sotme, kryeministri ka pasur një takim që herët në mëngjes me drejtorët e SHISH, ku përveç prezantimit të Kanushit, ka lënë porosi të veçantë për oficerët. Numri një i qeverisë ka kërkuar që të merren “me sigurinë dhe punët brenda vendit, pastaj shihni ato me jashtë”.

Ndërkohë që Kanushi ka marrë detyrën e tij të re, për pak kohë do të duhet të zëvendësojë edhe drejtorin aktual të SHISH-it, Helidon Bendo. Ky i fundit ka rreth 2 muaj që është në SHBA, ku ka nisur një intership 1-vjeçar për specializim. Duke qenë se nuk ndodhet në vend, Bendo nuk do ushtrojë detyrën e drejtorit të Përgjithshëm edhe për të paktën 10 muaj të tjerë.

Ndaj dhe Rama ka vendosur që në SHISH të çojë ish-këshilltarin e tij.

SHISH është një nga dy strukturat e inteligjencës shqiptare së bashku me Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes (AISM) ose ish Shërbimi Informativ Ushtarak. Por kjo nuk është detyra e parë e Kanushit. Ai ka disa përvoja profesionale në sektorin publik si: Këshilltar i Ministrit të Punëve të Jashtme, Ministër Fuqiplotë i Trupës Diplomatike dhe Zëvendës Shef i Misionit për Republikën e Shqipërisë në Turqi, Këshilltar i Kryeministrit. Ai gjithashtu ka shërbyer si Pika e Kontaktit në Shqipëri për Komisionin Evropian mbi sigurine dhe SME ne kuader te Horizon 2020. Po ashtu, ka mbajtur edhe pozicionin e Koordinatorit në Sekretariatin Teknik për Projektet e Zhvillimit Strategjik në Kryeministri, si dhe Drejtor i Zyrës Operacionale të Situatës në Kryeministri.

Ai ka përfunduar studimet universitare dhe pasuniversitare në fushat e sigurisë, ekonomisë dhe zhvillimit. Pasi u diplomua me gradën Bachelor dhe Master Shkencor në Fakultetin Ekonomik, pranë Universitetit “Aristotel” të Selanikut, kreu studime pasuniversitare pranë Universitetit të Tiranës, si dhe përfundoi kursin master për Studime Globale në Goteburg të Suedisë. Me një diplomë nga Kolegji i Europës në Bruge të Belgjikës, nga Universiteti i Shkencave Politike në Paris, dhe me dy kurse ekzekutive nga Qendra për Zhvillim Ndërkombëtar në Harvard, z. Kanushi zotëron një dosje të gjerë edukimi pasuniversitar. Kanushi eshte diplomuar gjithashtu pranë Akademisë së Trupave të NATO-s, në Selanik, si dhe është certifikuar nga Universiteti George Washington.

Por sot ka pasur lëvizje edhe në institucione të tjera. Ditën e sotme ka pasur lëvizje edhe në institucione të tjera.

Ashtu siç e paralajmëroi Dosja.al, është shkarkuar nga detyra edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano. Për këtë vendim, ministri Çuçi u shpreh para mediave se Nano është shkarkuar me vendim të qeverisë, me argumentin se nuk i ka realizuar objektivat. Në vendin e tij, deri në emërimin e një drejtori të ri, do të jetë i komanduar nëndrejtori, Tonin Vocaj. Ndërkohë në mbledhjen e sotme, kryeministri ka prezantuar zv.drejtorin e ri të SHISH, Olian Kanushi i cili për pak kohë do të duhet të zëvendësojë edhe drejtorin aktual të SHISH-it, Helidon Bendo. Ky i fundit ka rreth 2 muaj që është në SHBA, ku ka nisur një intership 1-vjeçar për specializim. Duke qenë se nuk ndodhet në vend, Bendo nuk do ushtrojë detyrën e drejtorit të Përgjithshëm edhe për të paktën 10 muaj të tjerë. Kujtojmë se Kanushi më herët ka mbajtur postin e këshilltarit të Ramës për sigurinë. Sakaq, sot janë shkarkuar nga detyra edhe 2 zv.ministrat, ajo e Mbrojtjes, Dallëndyshe Bici dhe zv. ministri i Infrastrukturës Ardi Veliu. Bici është rikthyer në Inspektoriatin e Mbrojtjes së Territorit, ndërsa Veliu do drejtojë Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore. Po ashtu ditën e sotme është liruar nga detyra dhe Drejtoresha e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave, Iris Ago. Në vend të saj në këtë post është emëruar Ervin Koçi i cili ka mbajtur detyrën e deputetit të Partisë Socialiste.

olian kanushi edi rama detyra e re e olian kanushit

Sondazh

Poll