Aktualitet

FOTO/ Po kthehej nga festa e beqarisë, i riu shqiptar merr zvarrë me motor greken! Martohej pas dy ditësh

Vajza u trajtua në spitalin e qytetit dhe i është nënshtruar edhe operacionit. Fatkeqësisht, 27-vjeçarja nuk mundi të mbijetonte dhe humbi jetën si pasojë e plagëve të marra.

31 Gusht 2022, 16:13 Nga e.k
FOTO/ Po kthehej nga festa e beqarisë,  i riu shqiptar merr zvarrë me
Foto ilustruese

SELANIK-  Një tragjedi ka ndodhur në Selanik, ku një 27-vjeçare e identifikuar si Irini Kandena me profesion edukatore ka humbur jetën në një aksident, dy ditë para dasmës së saj.

FOTO/ Po kthehej nga festa e beqarisë,  i riu shqiptar merr zvarrë me

Siç raportojnë mediat greke mbrëmjen e së enjtes së kaluar dhe teksa e reja po kthehej nga festa e beqarisë e dasmës, e cila ishte caktuar për të shtunë, më 27 gusht, një motor që drejtohej nga një i ri shqiptar e ka tërhequr zvarrë. Pas përplasjes i riu u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Vajza u trajtua në spitalin e qytetit dhe i është nënshtruar edhe operacionit. Fatkeqësisht, 27-vjeçarja nuk mundi të mbijetonte dhe humbi jetën si pasojë e plagëve të marra.

20-vjeçari u arrestua pak kohë më vonë.

greqi

Sondazh

Poll