Aktualitet

'Mbyllet' rruga nga Franca drejt Anglisë, emigrantët shqiptarë kthejnë sytë nga Belgjika

Belgjika është shteti që synohet nga emigrantët, për t’u nisur me gomone drejt Britanisë së Madhe, pasi në këtë shtet kushtet janë më të mira.

31 Gusht 2022, 14:44 Nga F.M
'Mbyllet' rruga nga Franca drejt Anglisë, emigrantët
Emigrantë

TIRANË- Kushtet meteorologjike kanë bërë që rrugët e planifikuara nga shqiptarët Francë-Angli janë anuluar për shkak të kushteve meteorologjike. Gazetari Xhensil Shkëmbi raporton për EuroNews nga Calais e Francës për dramën e emigrantëve shqiptarë, të cilët nga ky vend tentojnë të futen drejt Mbretërisë së Bashkuar. Gazetari tha se të hënën ishte dita e fundit, ku janë nisur gomone me emigrantë nga Calais drejt Britanisë së Madhe.

Sipas tij, dy ditët e fundit nuk janë nisur gomone me emigrantë për shkak të kushteve të motit. Gjatë kësaj periudhe, emigrantët po përdorin një tjetër rrugë për të hyrë në Britani të Madhe. Belgjika është shteti që synohet nga emigrantët, për t’u nisur me gomone drejt Britanisë së Madhe, pasi në këtë shtet kushtet janë më të mira. Ndërkohë, një rrugë tjetër është edhe ajo me kamionë, ku ‘bileta’ drejt Britanisë kushton 20 mijë paund.

“Ditën e djeshme transmetuar historinë e një të riu nga Veriu i Shqipërisë që për të shkuar në Angli kishte kaluar shumë vështirësi. I riu tregonte se i ishte dashur më shumë se tetë orë për të ecur deri në momentin që të takonte personin që e priste gomonja. Kishin pasur probleme teknike me gomonen dhe nuk ihsin nisur. Shqiptari fatmirësisht ndodhet në Angli. E kemi thënë dhe më herët që një gomone ishte 14 metra e gjeta, por aty hipin deri në 50 shqiptarë. Është një shifër që nuk është thënë më herët. Të hënën e kaluar ishte gomonja e fundit që u nis, ra shi dhe kushtet meteologjike e bëjnë të pamundur nisjen. Para tre ditësh u nis gomonja me 13 shqiptarë bashkë me shqiptarin, por dështoi. Dhe u kthyen. Ata tashmë përpiqen që të nisen nga Belgjika. Rruga tjetër është edhe me kamiona. Shkon deri në 20 mijë paund bileta, nëse mund ta quajmë biletë,”- tha gazetari Shkëmbi ndër të tjera.

 

shqiptaret ne angli

Sondazh

Poll