Politike

VD-Përplasje SHISH-Presidencë, Meta: Çuçi i Partisë dhe larua i bashkisë shpikin, nuk kam patur asnjë propozim

Meta tha se për këtë çështje nuk ka patur asnjëherë një përplasje me SHISH.

31 Gusht 2022, 12:15 Nga f.g
VD-Përplasje SHISH-Presidencë, Meta: Çuçi i Partisë
Ilir Meta, kryetar i PL

TIRANE- Ilir Meta mohoi deklaratën e ministrit të Punëve tëe Brendshme, Bledi çuçi i cili e akuzoi sot se ka penguar emërimin e nëndrejtorit të ri të Shërbimit Shtetëror Informativ në momentin kur ishte president. Nga Partia e Lirisë ku doli të komentonte këtë akuzë, Meta tha se është një shpifje e pavërtetë. Meta tha se për këtë çështje nuk ka patur asnjëherë një përplasje me SHISH.

Pyetje: Sot ministri i Brendshëm lajmëroi emërimin e nëndrejtorit të ri të SHISH, duke thënë se ky emërin ndodhi për shkak të vakancës së mbajtur peng nga konflikti me presidentin. E keni penguar një kërkesë të tillë?

Ilir Meta: Nuk ka pasur asnjë konflikt të Presidentit Meta me SHISH të paktën për këtë cështje, madje kemi pritur propozimin nga drejtori i shërbimit informativ për zëvendësin e tij që nuk ka ardhur asnjë herë për aryse të bllokimit që ka ardhur nga kryeministri. Po kështu kemi qenë të hapur dhe bashkëpunuar me gjithë partnerët ndërkombëtarë në fushën e sigurisë kombëtare dhe ndërkombëtare, ku përfshihet SHISH për të realizuar në cdo kohë një propozim që do vinte nga kryeministri për këtë pozicion vakant, asnjëherë nuk ka ardhur në Presidencë një propozim i tillë.Kuptohet që Cuci i partisë është vetëm për të gënjyer dhe shpikur konflikte të paqena e përdorur si e dinë të gjithë. Asnjë propozim nuk ka ardhur, ka qenë gatishmëria e presidentit në cdo kohë për të emëruar cdo njeri të propozuar në përputhje me ligjin për SHISH. Kjo gënjeshtër në vijim të shpifjeve që vijnë nga Larua i bashkisë. 

Por çfarë tha ministri sot? Çuçi deklaroi se sot qeveria vendosi plotësimin e një vakance që sipas tij, kishte mbetur peng i një konflikti me institucionin e Presidentit.

"Nuk kemi ndryshuar kreun e ri të SHISH, kemi emëruar nën drejtorin e SHISH Oljan Kanushi është bërë plotësimi i një vakance të mbetur peng për shkak të konfliktit mes presidentit dhe SHISH me një vakancë  që u plotësua sot."-tha ministri. 

oljan kanushi bledi cuci ilir meta

Sondazh

Poll