Politike

Meta: Shqetësimet serioze të medias janë këmbanë alarmi! Rama armik i fjalës së lirë

Me anë të një postimi në Facebook Meta e quan kryeministrin Edi Rama armik të fjalës së lirë dhe u bën thirrje gazetarëve të denoncojnë dhunën dhe shantazhet.

30 Gusht 2022, 20:04 Nga e.k
Meta:  Shqetësimet serioze të medias janë këmbanë
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar artikullin e medias gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, për lirinë e medias në Shqipëri.

Me anë të një postimi në Facebook Meta e quan kryeministrin Edi Rama armik të fjalës së lirë dhe u bën thirrje gazetarëve të denoncojnë dhunën dhe shantazhet.

"Shqetësimet serioze me të cilat përballet sot media në Shqipëri, të ngritura me profesionalizëm nga gazeta e madhe gjermane "Frankfurter Allgemeine Zeitung" janë një këmbanë e fortë alarmi, që i fton të gjithë gazetarët të reflektojnë për mbrojtjen e të drejtave të tyre që dhunohen dhe shkelen nga armiku i fjalës së lirë, Edi Rama", shkruan Meta.

Ndër të tjera thekson se “beteja për rivendosjen e lirisë dhe pavarësisë së medias, nuk do ndalet deri ditën kur edhe gazetari i fundit të çlirohet  nga presioni i Qeverisë.”-

POSTIMI I KREUT TË PL-së ILIR META

ilir meta

Sondazh

Poll