Politike

Berisha: Rama i vërsulet SPAK sepse Olsi Rama është i lidhur me skemat e Call Center-ave

Gjatë fjalës së tij, Berisha ka thënë se shteti dhe institucionet në Shqipëri nuk ekzistojnë.

30 Gusht 2022, 19:59 Nga I.A
Berisha: Rama i vërsulet SPAK sepse Olsi Rama është i lidhur me
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama i vërsulet SPAK sepse vëllai i tij Olsi Rama është i lidhur me skemat e call centerave. Gjatë fjalës së tij, Berisha ka thënë se shteti dhe institucionet në Shqipëri nuk ekzistojnë. Po ashtu, Berisha ka shtuar se veprimi qytetar është i domosdoshëm në vend, pasi pa të nuk mund të zgjidhen problemet. 

"I vërsulet me tërbim ndaj SPAK, e dini pse. Sepse është Olsi Rama i lidhur me skemat e tmerrshme të call centerave. Është hetim ndërkombëtar ai. Dhe tani duhet të shkatërrojmë, për mua ta shkatërrojnë sepse që në fillim është ndërtuar si njësi e partisë, por beteja që i bëhet, sepse ka rrezik që hetimi ndërkombëtar të përqendrohet te Olsi Rama, bashkë me këtë Strakoshën pasi ka dhe të tjerë në këtë lojë të pistë të plaçkitjeve të tmerrshme. Shteti nuk ekziston, institucionet nuk ekzistojnë. Është i domosdoshëm veprimi qytetar. Pa veprim qytetar ne nuk mund të zgjidhim problemin. Kjo është e vërteta," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll