Politike

Berisha: Në oborrin që prita Xhorxh W. Bush, Rama vendos një instalacion druri 4 mln eurosh

Gjatë fjalës së tij, Berisha ka thënë se ky është një nga rastet më treguese që drejtësia nuk funksionin.

30 Gusht 2022, 19:49 Nga I.A
Berisha: Në oborrin që prita Xhorxh W. Bush, Rama vendos një
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se në oborrin që ai ka pritur presidentin amerikan Xhorxh ë. Bush, Rama po ndërton një instilacion druri prej 4 mln eurosh. Gjatë fjalës së tij, Berisha ka thënë se ky është një nga rastet më treguese që drejtësia nuk funksionin. Po ashtu, ai ka thënë se qeveria Rama ka urrejtje ndaj qytetarëve.

"Pak metra larg nga këtu është një oborr i vogël në kryeministri. Në atë oborr unë kam pritur njeriun më të fuqishëm të planetit, Xhorxh ë. Bush. Ai oborr është shumë i përshtatshëm. U zhvillua një nga ceremonitë më të mëdha. Në atë oborr sot Edi Rama do të instalojë një instilacion druri, 4 mln euro. Këta janë të shkëputur, kanë urrejtje ndaj qytetarëve. Më vjen keq që po flas këtu, por po ua them ju. Kam qëndruar 8 vite me një ‘Benz’ të të ndjerit Marko Bello. Ishte fare në rregull dhe atë makinë unë mora kur u bëra kryeministër. Këta nuk dinë ç’bëjnë.
4 mln euro instalacion druri. Ky është një nga rastet sepse seria është shumë e madhe, sepse drejtësia nuk funksionon," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll