Politike

VD-Meta: Kryeministrja e Finlandës për një video që kërceu kërkoi falje, sot duhet të jepeshin 2 dorëheqje

Meta tha se me pamjet që shfaqi nga inspektimi në Memaliaj, Rama dhe Çuçi duhet të kishin dhënë dorëheqjen. 

29 Gusht 2022, 13:27 Nga A.B
VD-Meta: Kryeministrja e Finlandës për një video që
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta denoncoi ditën e sotme se nuk ka tender për ujësjellësin e Memaliajt në Tepelenë. Në konferencë për mediat, së bashku me anëtarët e PL-së, Meta paraqiti video nga momentet e inspektimit të kryeministrit Edi Rama në ujësjellës. Meta krahasoi çështjen me atë të kryeministres së Finlandës e cila kërkoi falje pas videove që iu bënë publike. Meta tha se me pamjet që shfaqi, Rama dhe Çuçi duhet të kishin dhënë dorëheqjen. 

'Mendoj se për këtë ka vetëm dosje dhe janë të vërteta të montuara, të pa falsifikuara. Do të kemi ditë të reja por do t’iu lutesha të ktheheshit te rasti flagrant. Si mund të ndodhë një gjë e tillë në një vend të BE dhe NATO-s. Ajo kryeministrja e Finlandës, vetëm se kërceu kërkoi falje, jo më me këtë video duhet të ishin dhënë dy dorëheqje.'- tha Meta.

ilir meta

Sondazh

Poll