Politike

VD-'BE të hetojë'/ Berisha: Rama të heqë dorë nga ndërtimi i Dubait të familjes në Durrës

Berisha u shpreh se BE duhet të nisë hetimin për të bërë gjithçka duhet që porti të mbetet port strategjik i rajonit dhe i BE-së.

29 Gusht 2022, 12:05 Nga A.B
VD-'BE të hetojë'/ Berisha: Rama të heqë dorë
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha kërkon ndërhyrjen e Bashkimit Europian për aferën e Portit të Durrësit. Berisha u shpreh se BE duhet të nisë hetimin për të bërë gjithçka duhet që porti të mbetet port strategjik i rajonit dhe i BE-së.

'I kërkoj Edi Ramës që të heqë dorë nga përpjekjet për ndërtimin e Dubait të familjes së tij në Durrës. E garantoj që ajo nuk do mund të ndodhë dhe i kërkoj Al Alabarit të heqë dorë dhe të mos përdoret nga kryeministri më i korruptuar në të gjithë kohërat në Shqipëri. I kërkoj BE të nisë një hetim rreth aferës korruptive të portit të Durrësit dhe të bëjë gjithçka që ky port të mbetet port strategjik i rajonit dhe BE-së.'- deklaroi Berisha.

sali berisha porti i durresit

Sondazh

Poll