Politike

Ylli komunist në Sunny Hill, grupi nxjerr blof Veliajn: Kënga ka dalë në 2005

Veliaj në reagimin e tij shkruante se kënga është publikuar para tetë vitesh, në fakt me një llogari të thjeshtë kupton që kënga ka dalë në treg para 13 vitesh.

29 Gusht 2022, 12:26 Nga F.M
Ylli komunist në Sunny Hill, grupi nxjerr blof Veliajn: Kënga ka
Alban Nimani

TIRANË- Alban Nimani, lideri i grupit ‘Asgjë sikur dielli’ shpjegon se klipi i këngës që u shfaq në Sunny Hill Festival në Tiranë ku dukej ylli komunist ka të bëjë me rrëzimin e regjimit. Në një postim në Facebobok, Nimani shkruan se kënga "Ku ka më mirë se me qenë shqiptar?" është publikuar në vitin 2005, dhe është një parodi. Në këtë mënyrë ai nxjerr blof edhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili në reagimin e tij shkruante se kënga është publikuar para tetë vitesh, në fakt me një llogari të thjeshtë kupton që kënga ka dalë në treg para 13 vitesh.

Postimi i Nimanit:

Video klipi i këngës "Ku ka më mirë se me qenë shqiptar?" është publikuar në vitin 2005, dhe është një parodi e stilit Monty Python, ku trajtohen ngjarjet dhe figurat historike nga antikiteti deri në ditët e sotme, në mënyrë surrealiste dhe ironike. Shfaqja e flamurit kombëtar me yll, nuk ka të bëjë me glorifikimin e komunizmit, përkundrazi, në video klip shembet komunizmi. Ne jemi shumë koshient për persekutimet, krimet dhe vuajtjen që e ka shkaktuar komunizmi në Shqipëri, sepse edhe i perkasim familjeve të persekutuara. It's only Rock n'Roll.

Postimi i Veliajt:

Nuk luftohet komunizmi me metoda komuniste! Kenga eshte nje satire ndaj regjimit! @albannimani, dhender ne Tirane ne nje nga familjet me te perndjekura - e ka prodhuar para 8 viteve! Uroj te luftoni me te njejtin zell sekretarin e PPSH ne krye te PD dhe sigurimsin aleat!

erion veliaj alban nimani koncerti sunny hill festival

Sondazh

Poll