Politike

VD-'Skandale më të rënda do publikohen'/ Meta: Zyrtarët mos të bëhen bedela, Shqipërinë do ta bëjmë zonjë

Meta u bëri thirrje zyrtarëve që të bëjnë publike skandalet dhe të bashkëpunojnë për të denoncuar çdo vjedhje.  

29 Gusht 2022, 13:02 Nga A.B
VD-'Skandale më të rënda do publikohen'/ Meta:
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi ditën e sotme se në ditët në vijim, do të bëhen publike skandale akoma më të rënda. Gjatë konferencës me gazetarët, Meta u bëri thirrje zyrtarëve që të bëjnë publike skandalet dhe të bashkëpunojnë për të denoncuar çdo vjedhje.  

'Në ditët e ardhshme do të shihni skandale akoma më të rënda. U kam bërë thirrje të gjithë zyrtarëve, të jenë të kujdesshëm, të mos bëhen bedela. Ora e llogaridhënies ka afruar shumë. Përpëlitjet e fundit të kësaj klike antishqiptare vetëm se shtojnë vullnetin dhe rrisin përgjegjësin e shqiptarëve për t'i dhënë fund një herë e mirë asaj që po bëhet në vend. Kushtetuta shqiptare konsiderohet si letra më pa vlerë. I ftoj të gjithë zyrtarët e ndershëm të vazhdojnë bashkëpunimin dhe të denoncojnë çdo vjedhje, është në nderin e tyre të jenë në anën e duhur të historisë. Le ta lëmë këtë aventurier në rrugën e tij. Shqipëria do të marrë drejtimin e duhur që do ta bëjë zonjë. '- u shpreh Meta.

ilir meta

Sondazh

Poll