Politike

LETRA/ Kur Berisha i shkruante Sorosit: Të falenderoj miku im për 120 tonë letër që na dërgove

Një letër e bërë publike në gazetën 'Zëri i Rinisë', Berisha e falenderon Sorosin për kontributin që ka dhënë për demokracinë shqiptare dhe e fton jo vetëm të punojë me Qeverinë shqiptare, por edhe si mik personal.

29 Gusht 2022, 12:24 Nga A.B
LETRA/ Kur Berisha i shkruante Sorosit: Të falenderoj miku im për 120
Sali Berisha, George Soros

TIRANË- Ditët e sotme, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha sulmon shumë multi-miliarderin George Soros. Berisha thotë se u shpall “non grata” nga SHBA, pikërisht se loboi Sorosi që kjo gjë të ndodhte. Por duket se marëdhënia me Sorosin nuk ka qenë aq e keqe që fillim.

Një letër e bërë publike në gazetën 'Zëri i Rinisë', Berisha e falenderon Sorosin për kontributin që ka dhënë për demokracinë shqiptare dhe e fton jo vetëm të punojë me Qeverinë shqiptare, por edhe si mik personal.

LETRA/ Kur Berisha i shkruante Sorosit: Të falenderoj miku im për 120

Berisha i ka dërguar letër George Soros

Më poshtë po botojmë tekstin e plotë të letrës që presidenti Sali Berisha i ka dërguar Xhorxh Sorosit, bankierit dhe financierit amerikan me origjinë hungareze, i cili hapi para një viti zyrën e Fondacionit të tij edhe në Tiranë.

LETRA:

I dashur Z. Soros. Po shkruaj para së gjithash për t'ju falenderuar për mbështetjen shumë të nevojshme që Fondacioni Soros (Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë) i ka dhënë lëvizjes demokratike në Shqipëri.

120 tonët e letrës janë një shembull i ndihmës që fondacioni juaj i dha shtypit demokratik shqiptar në kohën dhe me qëllimin e duhur. Nuk ka dyshim se kjo ndihmesë ishte një çelës për fitoren madhështore demokratike në zgjedhjet tona të fundit. Dyzet e pesë vjet të izolimit dhe kontrolli i plotë i shtetit mbi ekonominë e kanë lënë Shqipërinë në një nevojë të ngutshme për reformë të plotë të mjedisit ekonomik, politik dhe shoqëror të vendit. Nuk ka asnjë dyshim se mbështetja juaj për një grup këshillimor pranë qeverisë shqiptare do të luajë një rol të rëndësishëm në planifikimin dhe kryerjen e reformave. Si qeveria e Shqipërisë ashtu dhe unë personalisht shpresojmë të kemi marrë dhënie të frutshme me fondacionin tuaj. Kështu që ju ftoj me kënaqësi të madhe të vizitoni Shqipërin si miku im personal. Shpresoj të shihemi së shpejti. Sinqerisht, DR. Sali Berisha. 

sali berisha george soros

Sondazh

Poll