Politike

VD-Projekti i ujësjellësit në Pogradec, Vasili: Skandal! Tenderi shpallej në 9 prill, në datën 7 nisën punimet

Vasili tha se e gjitha është një mashtrim pasi kontrata për të nisur punimet është me 9 qershor ndërkohë që Rama dhe Çuçi i shpallën të hapura me datë 7. 

29 Gusht 2022, 12:50 Nga A.B
VD-Projekti i ujësjellësit në Pogradec, Vasili: Skandal! Tenderi
Petrit Vasili

TIRANË- Partia e Lirisë denoncoi ditën e sotme se po vidhen paratë e qytetarëve. Petrit Vasili deklaroi se nuk ekzistojnë tenderat për ujësjellësin e Memaliajt. Vasili tha se e gjitha është një mashtrim pasi kontrata për të nisur punimet është me 9 qershor ndërkohë që Rama dhe Çuçi i shpallën të hapura me datë 7. 

"Si vidhen si pronë personale paratë e milionët e eurove të qytetarëve të thjeshtë. Bëhet fjalë për ujësjellësin e Memaliaj, invesim 4 miliardë, i vili është bërë publik fillimi i punimeve më 7 prill, pak ditë para fushatës elektorale të 25 prillit 2021. Çuçi deklarojnë se ky investim po fillonte dhe ka shkuar ta inspektojnë. E patë vetë tabelën e madhe. Në fakt Rama siç dihet grabitqar dhe hajdut, shkon të inauguroj një investim që s’ka mbaruar akoma. Ku e vërtetoni ju? Me dokumentin e agjencisë të prokurorimit publik. Fituesi shpallej me datë 9, ata shkuan në datë 7. Kontrata për të filluar punimet është lidhur më 9 qershor, 2 muaj e gjysmë më vonë. Tenderat nuk ekzistojnë. Me datë 7 kanë filluar inaugurimin. Ministri i Brendshëm deklarojnë se kanë lidhur kontrata, ndërkohë që është lidhur 2 muaj e gjysmë më para. Kjo ishte nga më rastet më flagrantet", tha Vasili. 

petrit vasili

Sondazh

Poll