Politike

VD-'E keni vetëdeklaruar mbiemrin e dytë?' Kreu i PL: Jam krenar që jam Ilir Rexhep Metaj!

Ai shtoi se në qendër të vëmendjes duhet të jetë mafia që e qeveris këtë vend.

29 Gusht 2022, 13:20 Nga F.M
VD-'E keni vetëdeklaruar mbiemrin e dytë?' Kreu i PL: Jam
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta është shprehur se është ndjerë gjithmonë krenar për gjeneralitetet që ka. I pyetur nëse e ka vetëdeklaruar mbiemrin e dytë 'Metaj', kreu i PL-së tha se ka ndjerë gjithmonë krenari për identitetin e tij të plotë. Ai shtoi se në qendër të vëmendjes duhet të jetë mafia që e qeveris këtë vend.

Pjesë nga konferenca: 

Pyetje: A e keni vetëdeklaruar në formularin e vetëdeklarimit se keni dhe një mbiemër tjetër?

Ilir Meta: Të jeni shumë të qartë që unë kam qenë, jam dhe do të jem, Ilir Rexhep Metaj. Nuk kam asnjë arsye që të mos jem krenar për emrin e mbiemrin tim. Edhe fëmijët e mi kanë shumë arsye për të qenë krenarë për babain e tyre. Shikoni se çfarë mafie e qeveris këtë vend, Ilir Meta ka qenë, është dhe do të jetë në krye të kësaj veteje. Ashtu siç ka qenë gjithmonë në anën e luftës për një betejë e të ardhsme amerikane.

ilir meta partia e lirise

Sondazh

Poll