Politike

VD-Ujësjellësi i Memaliajt, Meta: Pazare në publik! U shkel ligji, rrezikohet burg deri në 7 vite

Meta tha se rrezikohet që personat përgjegjës të vuajnë 7 vite burg pasi punimet për ujësjellësin janë inauguruar 3 muaj para se të lidhej kontrata.

29 Gusht 2022, 12:55 Nga A.B
VD-Ujësjellësi i Memaliajt, Meta: Pazare në publik! U shkel
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi ditën e sotme se Qeveria ka thyer ligjin për sa i përket ujësjellësit të Memaliajt. Gjatë konferencës për mediat, Meta tha se rrezikohet që personat përgjegjës të vuajnë 7 vite burg pasi punimet për ujësjellësin janë inauguruar 3 muaj para se të lidhej kontrata.

' Në qytetin e këtyre gjithçka bëhet fakt i kryer, demonstrohen dhe në publik. Kryeministri së bashku me ministrin e brendshëm fillojnë punimet për qëllime elektorale, ndërkohë që objekti është ende në tenderim. Fituesi është zbardhur me kohë. Kontrata lidhet pas 3 muajsh. Përgjigjet e Ramës me ligjet e tij falsifikojnë. Për rastin në fjalë, nëse nuk përbën vepër tjetër penale dënohet me burgim deri në 7 vjet. Neni 253, shkelja e tenderave dhe ankandeve publike, bëhet e qartë se kur shkelet një tender, kjo e kalon se është gati 4 milionë euro, kur shkelet barazia thuhet se dënohet me burgim. Shkelje në kodin zgjedhor. Fillon puna, del në tv ndërkohë që letrat për kontratën bëhen në qershor. '- u shpreh Meta.

ilir meta

Sondazh

Poll