Sport

Haaland, 'vrasësi' që shënon 1.5 gola në ndeshje: "Ai e ka bërë këtë që kur ka lindur"

Norvegjezi shënoi hat-trickun e tij të parë me Cityn dhe tashmë ka shënuar gjashtë gola në katër ndeshje të Premier League

28 Gusht 2022, 16:19 Nga DOSJA

Haaland, 'vrasësi' që shënon 1.5 gola në ndeshje:

ANGLI - Ishte i pari... Erling Haaland debutoi me hat-trikun e tij me Manchester Cityn kundër Crystal Palace. Fillimi me ekipin e tij të ri është spektakolar. Asnjë periudhë adaptimi apo diçka e tillë. Norvegjezi është në kapacitet të plotë që në momentin e parë.

Numrat janë të pakontestueshëm. Haaland ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhënë një asistim në katër ndeshjet e tij të para në Premier League për Cityn. Mesatarja e shënimit të tij është më shumë se një gol për ndeshje, konkretisht 1.5. Për momentin, edhe pse sezoni sapo ka filluar, ai i pluhuros rekordet e tij të golit në fushatat e kaluara.

Ndaj Palace ishte vendimtare, pasi me treshen e tij dhe Bernardo Silva, skuadra e Gueardiolës e ktheu ndeshjen, duke e nisur me humbjen 0-2 të pjesës së parë. Haaland ishte një njeri i lumtur pas ndeshjes. "Një ndjenjë shumë e mirë. Është një moment krenarie për mua dhe familjen time. Këto lojëra janë arsyeja që unë jam këtu, për të ndryshuar gjërat,"- tha ai.

Pep Guardiola, pas ndeshjes kundër Crystal Palace, ka theksuar punën dhe golat e Haaland. “Do të thoja që Erling e ka bërë këtë që kur ka lindur,- tha trajneri. - Ai e ka bërë gjithmonë në jetën e tij, te Salzburgu, te Borussia Dortmund, ai gjithmonë ka shënuar gola. Në këto skuadra që mbrojnë në thellësi, ai ka një sens të jashtëzakonshëm goli”, vazhdoi Guardiola.

Sulmuesi Haaland ka bërë shaka, se babai i tij ende mund të mburrej se kishte shënuar më shumë gola në Premier League se ai (18) në nëntë vitet e kaluara në Nottingham Forest, Leeds dhe City në mesfushë. "Ai ndoshta do të thoshte se ka më shumë gola në Premier League se unë... megjithatë. Por këtë do ta ndryshojmë."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll