Sport

Kjo nuk duhej! Dëmtim në kofshën e majtë për Lukakun, mungon ndaj Cremoneses, në rrezik derbi ndaj Milanit

Romelu Lukaku nuk e ka përfunduar seancën e sotme stërvitore. Sulmuesi i Interit ka pësuar një dëmtim në kofshën e majtë, duke braktisur stërvitjen.

28 Gusht 2022, 13:35 Nga DOSJA

Kjo nuk duhej! Dëmtim në kofshën e majtë për Lukakun,

ITALI- Romelu Lukaku nuk e ka përfunduar seancën e sotme stërvitore. Sulmuesi i Interit ka pësuar një dëmtim në kofshën e majtë, duke braktisur stërvitjen.

Belgu ka shënuar një gol dhe një asist në tre javët e para të kampionatit, dhe sipas lajmeve që vijnë nga Italia, lojtari do të mungojë në ndeshjen e së martës kundër Cremoneses dhe me shumë gjasa në derbin kundër Milanit në fundjavë. Kontrolle të mëtejshme janë planifikuar nesër.

E.Ç (Dosja.al)

lukaku inter

Sondazh

Poll