Sport

Fitorja në Amerikën Latine, Rama uron skiatoren shqiptare: Do investojmë për këtë sport

Rama ka ndarë rezultatet në të cilat dallohet triumfi i Larës

28 Gusht 2022, 13:05 Nga DOSJA
Fitorja në Amerikën Latine, Rama uron skiatoren shqiptare: Do
Lara Colturi

TIRANË- Lara Colturi, skiatorja italiane por me nënshtetësi shqiptare është renditur e para në garën e 8-të të skive në Amerikën Latine. Kryeministri Edi Rama ka ndarë rezultatet në të cilat dallohet triumfi i Larës. Kreu i qeverisë shqiptare shkruan se ka ardhur koha që edhe vendi ynë të investojë për këtë sport e për t'i dhënë kushtet e duhura sportistëve të kësaj fushe.

POSTIMI I RAMËS:

KA DHE KËSHTU. Lara është një supertalent i pistës së skive, vajza e një skiatoreje kampione të Italisë, me të dy prindërit të dashuruar pas Shqipërisë si edhe ajo vetë, e me ëndrrën për ta ngjitur flamurin kuqezi në majë më të lartë të botës Në garën e parë pas marrjes së nënshtetësisë shqiptare Lara Colturi është renditur e para dhe me urimin që ajo të ketë mbarësinë e suksesin që dëshiron, uroj për të gjithë skuadrën tonë kombëtare të skive, krijuar me vizion e pasion nga kreu i Federatës Shqiptare të Skive, Elvis Toçi, me vajza e djem të talentuar emigrantësh më veriun e Italisë, që të rritet e forcohet për ta nderuar Shqipërinë edhe në këtë sport, ku ka ardhur koha të investojmë pak nga pak për infrastrukturën e nevojshme në vendin tonë. URIME LARA

edi rama lara colturi

Sondazh

Poll