Sport

Njëri gol më i bukur se tjetri, djali i Rudi Vatës shkëlqen me Celtic! Realizon dopietë në kampionat (video)

Djali i ish-kapitenit të Kombëtares shqiptare, Rudi Vata po kalon një moment fantastik në Skoci. Rocco Vatta aktivizohet me Celtic B dhe në takimin e fundit luajtur me Dalbatie Star ka shënuar 2 gola, me takimin që përfundoi 5-0.

28 Gusht 2022, 14:27 Nga DOSJA

Njëri gol më i bukur se tjetri, djali i Rudi Vatës shkëlqen

SKOCI- Djali i ish-kapitenit të Kombëtares shqiptare, Rudi Vata po kalon një moment fantastik në Skoci. Rocco Vatta aktivizohet me Celtic B dhe në takimin e fundit luajtur me Dalbatie Star ka shënuar 2 gola, me takimin që përfundoi 5-0.

Realizimi i parë erdhi nga një kundërsulm me Roccon i cili iu largua mbulimit të mbrojtjes duke shënuar golin e avantazhit. Gjithashtu edhe goli i dytë për Roccon, ishte spektakolar teksa pas një kalimi me topin nga krahu i djathtë për në qendër godet mjaft bukur me këmbën e djathtë duke e dërguar topin në trekëndësh.

Rocco Vata luan si mesfushor i avancuar dhe është pjesë e përfaqësueses U17 të Irlandës dhe pasi ndihmoi këtë të fundit që të kualifikohej në raundin Elitë të Europianit të kësaj grupmoshe, po shkëlqen edhe në përgatitjet për miniturneun e dytë të UEFA-s.

E.Ç (Dosja.al)

rocco vata celtic

Sondazh

Poll