Sport

Motrat Williams, ftesë për të luajtur së bashku si çift, në US Opens 2022...

Serena dhe Venus kanë luajtur për herë të fundit së bashku në viti 2018. Ato kanë fituan katërmbëdhjetë trofe, duke përfshirë edhe US Opens 1999 dhe 2009.

28 Gusht 2022, 12:48 Nga DOSJA

Motrat Williams, ftesë për të luajtur së bashku si

SHBA - Motrat Serena dhe Venus Williams morën një letër ftese nga US Open të shtunën për të marrë pjesë së bashku në turneun e çifteve, duke kërkuar rikthimin e tyre në fushë si ekip për herë të parë që nga viti 2018.

Ishte Roland Garros 2018 hera e fundit që Serena dhe Venus garuan së bashku dhe në atë rast do të ndaleshin në raundin e tretë. Serena dhe Venus kanë fituar katërmbëdhjetë trofe si në dyshe së bashku, duke përfshirë US Opens 1999 dhe 2009.

Me shumë gjasa, kjo do të jetë edhe paraqitja e fundit e Serenës në Nju Jork, pasi veterania 40-vjeçare njoftoi së fundmi se ishte gati të largohej nga tenisi, duke sugjeruar se do të ishte pas US Open.

Serena Williams u bë një teniste profesioniste në moshën 14-vjeçare. Ajo ka fituar 23 turne Grand Slam. Në 2002 ajo fitoi Roland Garrosin e saj të parë duke mposhtur motrën e tij Venusin dhe po atë vit fitoi Wimbledonin e parë. 

Serena Williams ka fituar shtatë herë Australian Open, shtatë herë të tjera Wimbledon, gjashtë US Open dhe tre Roland Garros. Ndërsa Venus, 42 vjeç, ka fituar shtatë trofe individualë, me pesë Wimbledon dhe dy US Open. Grand Slam i New Yorkut do të mbahet nga 29 gushti deri më 11 shtator.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll