Sport

Veseli nuk është më pjesë e Salernitanës, mbrojtësi do të qëndrojë në Itali, zbulohet ekipi i tij

Frederik Veseli nuk do të jetë më pjesë e Salernitanës. Futbollisti i Kombëtares shqiptare është zyrtarishtlojtari më i ri i Beneventos, skuadër që luan në Serie B.

28 Gusht 2022, 13:58 Nga DOSJA

Veseli nuk është më pjesë e Salernitanës,

ITALI- Frederik Veseli nuk do të jetë më pjesë e Salernitanës. Futbollisti i Kombëtares shqiptare është zyrtarishtlojtari më i ri i Beneventos, skuadër që luan në Serie B. Veseli nuk mundi dot të gjente hapësira në skuadër, teksa në edicionin e kaluar luajti vetëm nëntë ndeshje në Serie A, ndërsa në këtë fillim sezoni nuk u aktivizua asnjë minutë.

29-vjeçari ka vendosur të transferohet te Benevento në Serie B, ku i janë garantuar minuta për sezonin e ri. Benevento e ka nisur keq sezonin, pasi në dy takimet e para ka marrë vetëm një pikë.

E.Ç (Dosja.al)

veseli benevento serie b

Sondazh

Poll