Sport

Xavi me dorë të hekurt! I jep ultimatum për t’u larguar një ylli të Barcelonës…

Thuhet se pala e Braithwaite ka rënë dakord me Barçën për zgjidhjen e kontratës. Prandaj, klubi do t'i paguajë sulmuesit danez një pagesë largimi prej pak më shumë se tre milionë euro, nëse ai largohet nga Barcelona.

28 Gusht 2022, 11:48 Nga DOSJA

Xavi me dorë të hekurt! I jep ultimatum për t’u larguar

SPANJE - Trajneri i Barcelonës, Xavi hernandez (42) e bëri të qartë përsëri në konferencën për shtyp para ndeshjes së La Ligës të dielën kundër Real Valladolid (19:30) se sulmuesi Martin Braithwaite (31) nuk ka të ardhme në skuadrën katalanase.

Ai e këshilloi hapur yllin danez që të bënte një ndryshim: “Ai është lojtar i Barçës dhe ka një kontratë. Por ai e di që në maj, kur i thashë se ai nuk ishte në planet e mia dhe se duhet të merret me largimin e tij. Tani varet nga tregu, nga opsionet që ka. Ai e di qëndrimin tim, ia kam thënë shumë qartë.”

Deri më tani në mediat spanjolle është thënë se Braithwaite nuk dëshiron të largohet. Dhe kjo nuk është çudi, sepse kontrata e tij me katalanasit është deri në vitin 2024 dhe paga vjetore duhet të jetë më shumë se katër milionë euro neto.

Por tani gazeta “Sport” raporton se pala e Braithwaite ka rënë dakord me Barçën për zgjidhjen e kontratës. Prandaj, klubi do t'i paguajë sulmuesit danez një pagesë largimi prej pak më shumë se tre milionë euro, nëse ai largohet nga Barcelona. Braithwaite nuk ka ende një skuadër të re, përveç disa klubeve të Premierligës, për sulmuesin thuhet se interesohet edhe Galatasaray në Stamboll.

Xavi me dorë të hekurt! I jep ultimatum për t’u larguar

Trajneri Xavi ka folur edhe për Gerard Pique (35) në konferencën për shtyp. Ai zbuloi se e ka paralajmëruar mbrojtësin shumë kohë përpara fillimit të sezonit se do kishte të vështirë të luante.

“Kam folur me Gerardin përpara se të shkonim me pushime. I thashë se nuk do të ishte e lehtë për të. Ai mund të na ndihmojë në një rol tjetër. Unë mundohem të zgjedh më të mirën për të fituar”, tha trajneri. Pique vështirë se do ta ketë mundësinë, deri tani ai nuk ka luajtur asnjë minut në La Liga. Barcelona ka katër qendërmbrojtës të tjerë: Ronald Araújo (23), Eric García (21), Andreas Christensen (26) dhe Jules Koundé (23).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll