Sport

VIDEO/ Mathias Pogba premton të tregojë zbulime “shpërthyese” për vëllain e tij Paul dhe Mbappé...

Mathias Pogba ka thenë në TikTok këtë të shtunë, se kishte informacion për të zbuluar në lidhje me vëllain e tij të vogël Paul, avokatin e këtij të fundit, Rafaela Pimenta dhe Kylian Mbappé.

28 Gusht 2022, 07:47 Nga DOSJA
VIDEO/ Mathias Pogba premton të tregojë zbulime
Paul Pogba (djathtas), me vëllezërit e tij Florentin (majtas) dhe Mathias (në mes), gjatë Kupës së Botës 2018

FRANCE - Në një video të postuar të shtunën në rrjetin social TikTok dhe të postuar edhe në llogarinë e tij në Instagram, Mathias Pogba, i ulur para një tavoline, me tekst në dorë, pohon se do të bëjë "zbulime të mëdha" për vëllain e tij Paul Pogba, i transferuar nga Mançesteri United te Juventus këtë verë dhe avokatja e tij Rafaela Pimenta, e cilësuar si “nënë e dytë” nga lojtari i Juventusit. “Sikur të mos mjaftonte një nënë”, rrëshqet me hidhërim Mathias, 32 vjeç dhe pa klub, pas një eksperience të fundit në Belfort.

Në katër gjuhë të ndryshme (frëngjisht, italisht, anglisht dhe spanjisht), Mathias beson se "e gjithë bota" meriton "të dijë disa gjëra, në mënyrë që të vendosë me njohuri të plotë të fakteve, nëse ai (Paul Pogba) meriton vërtet admirim, respekt, vendin e tij në ekipin e Francës, nëse është një person i besueshëm dhe nëse është i denjë të merret si përfaqësues i të rinjve të botës, lagjeve të klasës punëtore dhe markave të mëdha”.

VIDEO/ Mathias Pogba premton të tregojë zbulime
Paul Pogba dhe Kylian Mbappe në shënjestër të zbulimeve “shpërthyese” nga Mathias Pogba

Mathias Pogba gjithashtu synon të vërë në dyshim "integritetin dhe profesionalizmin e Rafaela Pimenta". Ai garanton gjithashtu se do të zbulojë “gjëra shumë të rëndësishme për Kylian Mbappe”, duke saktësuar se “shumë dëshmi” do të konfirmojnë fjalët e tij dhe se “e gjithë kjo rrezikon të jetë shpërthyese dhe të bëjë shumë zhurmë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll