Sport

Shpërthen Mourinho pas barazimit me Juventusin: “Në pushim u thashë lojtarëve se më vinte turp që i drejtoja ata”…

Verdhekuqtë kryeqytetas kanë arritur të marrin një barazim 1-1 në transfertën e Torinos përballë bardhezinjve.

28 Gusht 2022, 07:25 Nga DOSJA

Shpërthen Mourinho pas barazimit me Juventusin: “Në pushim u

ITALI - Roma e pa veten në disavantazh pas dy minutash lojë, kur Vlahovic kaloi vendasit në epërsi me një gol tepër spektakolar nga një goditje dënimi. Verdhekuqtë ballancuan rezultatin me anë të Tammy Abraham, i cili i barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 69-të.

Gjithsesi, trajneri i Romës, Jose Mourinho, pas ndeshjes ka shpërthyer në kritika për lojtarët e tij për 45 minutat e para dhe ka treguar, se në pushim të lojës u ka thenë futbollistëve të tij që i vinte turp që i drejtonte ata.

“Nuk ka nevojë të flasim për taktika, më vinte turp që e stërvisë këtë skuadër pas 45 minutave të para dhe këto fjalë ua thashë edhe atyre në pushimin prej 15 minutave. Në pjesën e dytë ishim me fat, u thashë lojtarëve të përfitonin nga gabimet e mundshme, por kishim fat, pasi ndeshja mund të mbyllej në pjesën e parë”,- tha Mourinho.

“Pa Zaniolon dhe Wijnaldum dhe pa një lojtar, që do të arrijë së shpejti, Roma është një tjetër ekip. Më duhen ardhje të reja, pasi edhe stoli është shumë i rëndësishëm”, vazhdoi tutje Mourinho.

Në përfundim trajneri portugez tha se e ka kënaqur paraqitja e futbollistëve të tij në pjesën e dytë. “Nuk mund të them se barazimi është i merituar, sepse pjesa e parë ishte e keqe, por mund të them, se në pjesën e dytë e merituam ne të fitojmë 1-0”, tha tekniku portugez. Pas tri ndeshjeve të para, Roma ka grumbulluar shtatë pikë dhe ndodhet në krye të Serie A.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll