Sport

Bayern Munich ‘pengohet’ në M'gladbach, portieri Sommer i pakalueshëm...

Bavarezët edhe pse e dominuan ndeshjen, morën vetëm një pikë nga barazimi 1-1 ndaj Borussia Mönchengladbach. Leroy Sané barazoi në fund të ndeshjes, ndërkohë që Marcus Thuram kishte hapur rezultatin.

28 Gusht 2022, 08:24 Nga DOSJA
Bayern Munich ‘pengohet’ në M'gladbach, portieri Sommer i
Leroy Sané u pengua në një Yann Sommer në formë të shkëlqyer përpara se të barazonte përfundimisht

GJERMANI - Në fund të një ndeshjeje të dominuar, Bayern Munich nuk mund të bënte më shumë se një barazim kundër Borussia Mönchengladbach (1-1). Pavarësisht 31 goditjeve të bavarezëve, ata shënuan vetëm një gol, atë të barazimit nga Leroy Sané, kur kishin pësuar golin e hapjes së Marcus Thuram para pushimit.

Portieri zviceran Yann Sommer ishte i pakalueshëm për më shumë se 80 minuta dhe mundi të përkulej vetëm para goditjes nga këmbë të Leroy Sané (83’). Autor i 19 pritjeve, ai ishte njeriu më i fortë i Borussia Mönchengladbach, që parandaloi 31 sulmet e bavarezëve. Portieri fitoi edhe ndaj në dy goditjeve të Sadio Mané nga afër (62’) dhe Sommer shkëlqeu gjithashtu përpara Leroy Sané (64’), apo edhe Mathijs de Ligt në fund të ndeshjes (90’+1).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll