Sport

Vedat Muriqi, lideri i Mallorcas, dy gola radhazi në dy ndeshjet e fundit të La Ligas…

Sulmuesi kosovar duket ka gjetur veten te skuadra spanjole. Ja çfarë shkruan ai pas ndeshjes

28 Gusht 2022, 06:42 Nga DOSJA

Vedat Muriqi, lideri i Mallorcas, dy gola radhazi në dy ndeshjet e fundit

SPANJE - Mallorca ka shënuar fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Rayo Vallecanos në kuadër të xhiros së tretë në La Liga. Ajo triumfoi 0-2, e ku protagonist ishte sulmuesi dardan Vedat Muriqi.

Ai shënoi golin e parë në minutën e 13-të, ndërsa në të 64-tën e dyfishoi epërsinë sulmuesi tjetër, Lee. Ky është goli i dytë radhazi i sulmuesit kosovar, pas atij të realizuar një javë më parë ndaj Betis, paçka se skuadra tij u mund 1-2.

Pas ndeshjes dhe fitores 2-0 të Mallorcas, sulmuesi Vedat Muriqi, i cili mesa duket ka gjetur veten te skuadra spanjole, ka reaguar në profilin e tij në Twitter. “Të bashkuar dhe me shpirt ekipor. Përpara”, ka shkruar në spanjisht sulmuesi kosovar.

Vedat Muriqi, lideri i Mallorcas, dy gola radhazi në dy ndeshjet e fundit

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll