Sport

VIDEO/ Balotelli tërbon Montellën, për pak “plas grushti” në fushë mes dy italianëve...

Teksa trajneri po përshëndetej me arbitrat, mesa duket sulmuesi ka folur diçka, që e ka acaruar pa masë bashkatdhetarin e tij italian, i cili nuk e ka përmbajtur veten…

28 Gusht 2022, 07:03 Nga DOSJA

VIDEO/ Balotelli tërbon Montellën, për pak “plas

TURQI - Vitet kalojnë, por Mario Balotelli mbetet i njëjti. Sulmuesi italian u përfshi në një debat me trajnerin Montella, menjëherë pas ndeshjes Adana-Umraniye dhe vetëm ndërhyrja e stafit shmangu një përplasje fizike mes të dyve.

Sulmuesi italian u aktivizua në pjesën e dytë të ndeshjes, që u fitua me rezultatin minimal 1-0 nga Adana. Teksa trajneri Montella po përshëndetej me arbitrat, mesa duket Balotelli ka folur diçka, që e ka acaruar pa masë bashkatdhetarin e tij italian, i cili nuk e ka përmbajtur veten, por ka dashur ta zgjidhë në fushë konfliktin me Balotellin ‘e zakonshëm’.

Vetëm ndërhyrja e stafit shmangu degradimin e situates dhe shmangu një konflikt të mundshëm fizik midis dy italianëve, ku natyrisht ai që i hodhi benzinë zjarrit ishte 32-vjeçari Balotelli.


B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll