Politike

Hetimet ndaj Metës, SPAK shkresë të dytë drejtuar KQZ-së

Këtij institucioni i kërkohet informacion i plotë për të gjitha bilancet finaciare të LSI-së.

28 Gusht 2022, 10:10 Nga A.B
Hetimet ndaj Metës, SPAK shkresë të dytë drejtuar
Ilir Meta

TIRANË- Struktura e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) i ka dërguar një shkresë të dytë KQZ-së në lidhje me hetimet e nisura ndaj kryetarit të Partisë së Lirisë. Këtij institucioni i kërkohet informacion i plotë për të gjitha bilancet finaciare të LSI-së. Shkresa është dërguar në kuadrin e dyshimeve se pagesat për lobimin në SHBA nuk janë transparente.

Prokuroria e Posaçme SPAK njoftoi se ka nisur hetimin për ish-presidentin e Republikës, Ilir Meta, sot kryetar i ish-LSI, e ndryshuar në emrin Partia e Lirisë pas kallëzimit të disa muajve më parë që iu bë nga Valteri. SPAK kërkon informacion nga disa institucione përfshirë edhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, të cilit i kërkoi formularin e dekriminalizimit. Disa javë më parë, Meta u akuzua nga Autoriteti i Dosjeve si bashkëpunëtor i Ish-Sigurimit të Shtetit, por hetimi i sotëm lidhet me një tjetër çështje. Kallëzimi i Valterit lidhet me një artikull të gazetës austriake, "Kronen Zeitung", e cila e akuzonte Metën se kishte paguar 700,000 mijë dollarë për lobim në SHBA, përmes një kompanie offshore qipriote. Lobimi lidhej me një foto që Meta bëri në ceremoninë e inagurimit të presidentit Donald Trump. 

ilir meta meta hetohet nga spak

Sondazh

Poll