Sport

Liverpool, çfarë bën kështu?! Ekipi i Klopp i nxjerr inatin me 9 gola Bournemouth, Man.City bën përmbysjen madhështore

Java e katërt e Premier League dhuroi sa rezultate të bukura aq edhe emocionuese. Manchester City zhvilloi një ndeshje heroike.

27 Gusht 2022, 18:11 Nga DOSJA

Liverpool, çfarë bën kështu?! Ekipi i Klopp i nxjerr

ANGLI- Java e katërt e Premier League dhuroi sa rezultate të bukura aq edhe emocionuese. Manchester City zhvilloi një ndeshje heroike. Përballë Crystal Palace, ‘qytetarët’ fitojnë me përmbysje me shifrat 4-2. Një pjesë e parë që nisi keq për ekipin e Guardiolës që pësoi dy gola të shpejtë me autogolin e Stones në minutën e 4’ dhe golin e Andersen në minutën e 21’.

Në pjesën e dytë, Manchester City hyri më rivalizues në fushë dhe goli i parë do të shënohej nga Bernardo Silva në minutën e 53’, ndërsa skenën do e rrëmbente Haaland me tri golat e tij në minutat 62’, 70’ dhe 81’. Kështu, me rezultatin 4-2 u mbyll takimi ndërsa pas kësaj sfide, City renditet në vendin e parë me dhjetë pikë ndërsa Crystal Palace mbetet në vendin e 13-të me katër pikë.

LIVERPOOL-BOURNEMOUTH 9-0

Liverpool merr fitoren e parë dhe këtë e arrin me një rezultat ‘bombastik’ 9-0 përballë Bournemouth. 5-0 do të përfundonte pjesa e parë me golat e Diaz 3, Eliot 7, Aleksander-Arnold 29, Firmino 31, Van Dijk 45+1’. Ndërsa në pjesën e dytë, Mehpahm do të shkaktonte autogol, ndërsa Firminho, Carvalho dhe Diaz do të vulosnin këtë rezultat historik. Pas katër javësh renditet në vend të tetë me 5 pikë, teksa Bournemouth renditet në vend të 16 me vetëm 3 pikë të grumbulluara.

CHELSEA-LEICESTER 2-1

Chelsea gjen fitoren pas dy ndeshjeve mungesë. Ekipi i Tuchel do të merrte një sukses të rëndësishëm, pasi për rreth 60 minuta lojë luajti me një lojtar më pak. Callagher do të merrte kartonin e dytë të verdhë në minutën e 28’. Sterling do të shënonte dy herë në minutën e 47’ dhe 63’, ndërsa realizimi i Barnes në 67’ për Leicester vlejti thjesht për statistikë.

E.Ç (Dosja.al)

 

manchester city premier league

Sondazh

Poll