Sport

Derbi i Londrës shkon për Arsenal! Ekipi i Artetës mposht me përmbysje Fulham dhe merr kreun e renditjes

Arsenal mbetet i pathyeshëm pas katër javësh kampionat. Ekipi drejtuar nga Arteta fiton me shifrat 2-1me përmbysje në derbin e Londrës, ndaj Fulham.

27 Gusht 2022, 20:39 Nga DOSJA

Derbi i Londrës shkon për Arsenal! Ekipi i Artetës mposht me

ANGLI- Arsenal mbetet i pathyeshëm pas katër javësh kampionat. Ekipi drejtuar nga Arteta fiton me shifrat 2-1me përmbysje në derbin e Londrës, ndaj Fulham. Një pjesë e parë pa gola, ndërsa në të dytën, Mitrovic i dhuroi avantazhin ekipit të tij në minutën e 56’, duke shfrytëzuar një gafë të Gabriel Magalhaes.

Arsenal nuk hoqi dorë nga sulmet dhe vetëm tetë minuta më pas, Arsenal gjeti barazimin me Odegaard, i cili shënoi pas një asisti të dhënë nga Saka. Gabriel do të kompesonte gafën, me të cilën i dhuroi golin Mitrovic-it në minutën 56’, duke përmbysur gjithçka në minutën e 86’ pas një asisti nga Saliba.Me këtë fitore, Arsenal kryeson me 12 pikë të plota, ndjekur nga Manchester City në kuotën e 10 pikëve.

E.Ç (Dosja.al)

arsenal premier league

Sondazh

Poll