Aktualitet

25-vjeçarja rrezikoi të mbytej në pishinë! Policia: Hetohet administratori, nuk kishte asistues në rast rreziku

Personi me inicialet Y. H. do të procedohet në gjendje të lirë në lidhje me këtë rast, pasi nuk kishte përcaktuar një person përgjegjës për të asistuar në raste rreziku.

27 Gusht 2022, 11:35 Nga A.B
25-vjeçarja rrezikoi të mbytej në pishinë! Policia:
Pishina

TIRANË- Policia ka nisur hetimet për administratorin e pishinës në Tiranë, aty ku disa ditë më parë u rrezikua jeta e një 25-vjeçareje. Policia informon se personi me inicialet Y. H. do të procedohet në gjendje të lirë në lidhje me këtë rast, pasi nuk kishte përcaktuar një person përgjegjës për të asistuar në raste rreziku për mbytje, sipas rregullave të sigurisë në ambientet e pishinave.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 kapën dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasin Y. H., 52 vjeç, i shpallur në kërkim policor për ngjarjen e datës 22.08.2022, ku në ambientet e pishinës që 52-vjeçari administron, ka rrezikuar të mbytet shtetasja E. T. Shtetasi Y. H. do të procedohet në gjendje të lirë në lidhje me këtë rast, pasi nuk kishte përcaktuar një person përgjegjës për të asistuar në raste rreziku për mbytje, sipas rregullave të sigurisë në ambientet e pishinave.

tirane

Sondazh

Poll