Aktualitet

Zhduket 34-vjeçarja në Tiranë, policia nis kërkimet për gjetjen e saj

Policia informon se ka qënë motra e saj ajo e cila ka denoncuar në polici për zhdukjen.

27 Gusht 2022, 11:35 Nga A.B
Zhduket 34-vjeçarja në Tiranë, policia nis kërkimet
Policia

TIRANË- Një 34-vjeçare është denoncuar e zhdukur ditën e sotme në kryeqytet. Policia informon se ka qënë motra e saj ajo e cila ka denoncuar në polici për zhdukjen e së motrës. Policia ka nisur kërkimet për gjetjen e gruas me inicialet E.D.

NJOFTIMI: 

Më datë 26.08.2022, ka bërë kallëzim shtetasja Z. F., 36 vjeçe, se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, motra e saj, shtetasja E. D., 34 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.

zhduket 34-vjecarja ne tirane tirane

Sondazh

Poll