Aktualitet

VIDEO- Tentuan të digjnin me benzinë 16-vjeçaren në Tiranë, tre të rinjtë dalin para gjykatës

Fillimisht u arrestua 25-vjeçari Ardit Çela, i cili pretendonte se kishte lidhje dashurie me të miturën.

27 Gusht 2022, 11:11 Nga A.B
VIDEO- Tentuan të digjnin me benzinë 16-vjeçaren në
Autoret

TIRANË- Personat në foto janë tre të rinjtë të cilët tentuan të digjnin me benzinë një 16-vjeçare në Tiranë. Enea Hoxha, Ardit Çela dhe personi me inicialet D.M, shihen kokë ulur përballë togave të zeza. 

Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë në kryeqytet, Fillimisht u arrestua 25-vjeçari Ardit Çela, i cili pretendonte se kishte lidhje dashurie me të miturën. Bashkë me dy shokët e tij, Enea Hoxhën dhe një 17-vjeçar, rezulton sipas policisë së ata kanë rrahur fillimisht vajzën pranë një pallati në kryeqytet dhe më pas e kanë futur në bagazhin e makinës duke tentuar djegien e saj me benzinë.

Ka qënë e mitra ajo e cila bërë kallëzim ndaj  bashkjetuesit së saj dhe shokëve të tij për ngjarjen e cila fatmirësisht nuk përfundoi në tragjedi. Sipas saj i dashuri e ka spërkatur me benzinë poshtë pallatit të banesës së saj.

Fatmirësisht, tre të rinjtë nuk mundën që t'ia arrinin qëllimin që kishin. 

tentohet te digjet me benzine 16-vjecarja tir enea hoxha ardit cela

Sondazh

Poll