Sport

Merkato tallës i Superiores! Klubet trokë, vetëm 120 mijë euro nga dy ekipe të shpenzuara në merkato

Edhe pak ditë na ndajnë nga mbyllja e merkatos dhe në Shqipëri një pjesë e madhe e skuadrave mund të thuhet se janë konsoliduar.

26 Gusht 2022, 19:05 Nga DOSJA

Merkato tallës i Superiores! Klubet trokë, vetëm 120 mijë

SHQIPËRI- Edhe pak ditë na ndajnë nga mbyllja e merkatos dhe në Shqipëri një pjesë e madhe e skuadrave mund të thuhet se janë konsoliduar. Ka qenë në fakt një muaj i ethshëm, me bllokime e zhbllokime në merkato, por që përtej kësaj ka parë pikërisht skuadra që kanë vuajtur vendimet e FIFA-s. Merkato mund të ketë, por ajo do të jetë gratis, me ato çfarë ndodhen ose dalin në merkato, të gjithë pretendojnë që dikush të durojë pak më shumë se të tjerët.

Asnjë ekip në Superiore përveç Partizanit dhe Tiranës nuk ka shpenzuar para për të afruar futbollistë. Skuadra si Vllaznia, Laçi, Kukësi pavarësisht se kanë marrë shumë futbollistë në gjirin e tyre nuk kanë shpenzuar asnjë cent.

Partizani nga ana e saj ka paguar 60 mijë euro për kartonin e Alfred Mensah tek Skënderbeu. E ndërsa po diskutohet se mund të pagujë edhe 60 mijë për Marcelino Preken të Bylis. Tirana ditën e djeshme po ashtu derdhi 60 mijë euro në arkat e Skënderbeut për kartonin e Elvi Berishës.Pra vetëm 120 mijë euro të harxhuara nga ekipet e Superiores në këtë merkato që ende nuk ka përfunduar zyrtarisht. Likuiditetet janë luks që në këtë moment nuk e kemi, dëshirën po, ajo nuk kushton…

E.Ç (Dosja.al)

superiore merkato financat partizani tirana

Sondazh

Poll