Sport

Tani është koha e së vërtetës për '35 milionëshin', Pioli i jep fanellën e titullarit ndaj Bologna-s

Pas dy javësh të luajtura, Milan tashmë është i detyruar të ndjekë tre nga katër pretendentët për titull dhe Bologna do të mbërrijë në San Siro për të përsëritur rezultatin pozitiv siç bëri sezonin e kaluar.

26 Gusht 2022, 18:02 Nga DOSJA

Tani është koha e së vërtetës për '35

ITALI-Pas dy javësh të luajtura, Milan tashmë është i detyruar të ndjekë tre nga katër pretendentët për titull dhe Bologna do të mbërrijë në San Siro për të përsëritur rezultatin pozitiv siç bëri sezonin e kaluar.

Mes debutimit të De Ketelaere në minutën e parë, një komenti për grupin e Champions League dhe thashethemeve për të ardhmen e Leaos, Stefano Pioli trajton çështjet në prag të konferencës për shtyp.

A duhet nënvizuar performanca në Bergamo?

Nuk mendoj se është e drejtë të kujtojmë ndeshjen e kaluar. Më intereson mentaliteti i skuadrës, ajo e di se ka luajtur mirë, por nuk është e lumtur që nuk ka fituar. Na mungonte diçka për të fituar dhe duhet ta gjejmë tashmë kundër Bolonjës. Do të jemi të fokusuar që të luajmë mirë dhe të rikthehemi te fitorja.

A është gati De Ketelaere të debutojë si titullar?

Ai mund të jetë gati dhe ndoshta është koha e tij. Në çdo rast duhet t'i jepet pak kohë sepse është në një realitet të ri, por po më befason me shpejtësinë dhe dëshirën për të mësuar. Do të na japë kënaqësi edhe nëse në atë rol kam shumë zgjedhje.

Grupi i Champions League?

Ky aktivitet kërkon performancë të nivelit të lartë. Nëse mund të bëjmë më të mirën në të gjitha ndeshjet, ne kemi letrat tona për të luajtur. Nuk duhet të nënvlerësojmë askënd, por do të luajmë me entuziazëm të fortë nga eksperiencat e sezonit të kaluar.

A mund të shqetësohet Leao nga thashethemet e merkatos?
Nga sa shoh në stërvitje jo, ai është i qetë dhe i vendosur. Mendoj se ai nuk ishte shumë mirë kundër Udineses, me Atalantën ai bëri një ndeshje të rëndësishme dhe gjykimi shpesh ndryshon në detaje. Leao duhet të përmirësohet gjithmonë, sepse ai ende duhet të rritet.

E.Ç (Dosja.al)

bologna milan pioli

Sondazh

Poll