Sport

E akuzojnë se ka abuzuar seksualisht me to, ish-boksieri George Foreman: “Mashtrojnë, duan të zhvasin miliona dollarë nga unë!”

Dy gra kanë akuzuar ish-kampionin e botës në peshën e rëndë, George Foreman, 73 vjeç, se i ka abuzuar seksualisht kur ishin të mitur në vitet 1970.

26 Gusht 2022, 16:16 Nga DOSJA

E akuzojnë se ka abuzuar seksualisht me to, ish-boksieri George Foreman:

SHBA - Dy gra kanë ngritur padi të veçanta në Gjykatën e Lartë të qarkut të Los Anxhelosit (Shtetet e Bashkuara) duke akuzuar ish-kampionin botëror të peshave të rënda, George Foreman, se kishte abuzuar me to në vitet 1970. Të dy ankueset, të cilat me sa duket ishin vajzat e ish-partnerëve të tij 50 vjet më parë, ngritën të dy padi nën anonimitetin, që u është dhënë nga pseudonimet Denise F. dhe Gwen H.

Abuzimet, sipas paditëseve, kishin ndodhur kur të dyja gratë ishin 15 dhe 16 vjeç. Ato vetë kanë shpjeguar se ngjarjet kanë ndodhur në moshën 15-vjeçare. Në rastin e Gwen, Foreman do ta kishte përdhunuar, gjithmonë sipas versionit të saj, kur ajo ishte 15 dhe 16 vjeç; ndërsa abuzimi i Denisit do të kishte ndodhur në San Francisko në të njëjtën moshë.

Foreman i ka mohuar akuzat në një deklaratë: "Në gjashtë muajt e fundit, dy gra janë përpjekur të zhvasin miliona dollarë nga unë dhe familja ime. Ato pretendojnë në mënyrë të rreme se unë i kam abuzuar seksualisht më shumë se 45 vjet më parë, në dekadën e viteve 1970. Unë i mohoj fuqimisht dhe kategorikisht këto akuza. Krenaria ime për reputacionin tim do të thotë për mua, po aq sa arritjet e mia sportive dhe nuk do të trembem nga kërcënimet dhe gënjeshtrat e pabazuara. Unë jam dhe do të jem gjithmonë i udhëhequr nga besimi im te Zoti. Unë do të punoj me avokatët e mi për të demaskuar me vërtetësi dhe plotësisht komplotin e akuzueseve të mia dhe do të mbrohem në gjykatë. Unë nuk zgjedh një grindje, por as nuk ia mbath".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll