Sport

NDIZET DERBI I MILANOS! Maldini sfidon Marotta-n për talentin anglez, kanë nisur negociatat

Derbi në merkato mes Milanit dhe Interit ka qënë e nxehtë, një nga rastet më të fundit ishte ai i Sandro Tonalit që pranoi në momentet e fundit ofertën e kuqezinjëve.

26 Gusht 2022, 17:42 Nga DOSJA

NDIZET DERBI I MILANOS! Maldini sfidon Marotta-n për talentin anglez,

ITALI-Derbi në merkato mes Milanit dhe Interit ka qënë e nxehtë, një nga rastet më të fundit ishte ai i Sandro Tonalit që pranoi në momentet e fundit ofertën e kuqezinjëve. Në këto orë, një emër që ka dalë në skenë është ai për Trevoh Chalobah, mbrojtësin anglez 23-vjeçar të Chelsea-t që po ndiqet prej kohësh nga Inter.

Sot kuqezinjtë duket se kanë një avantazh ndaj kushërinjve të tyre, sepse janë më të prirur të pranojnë kushtet e vendosura nga Chelsea.

Siç raportohet nga Gazzetta dello Sport, blutë janë gati të huazojnë mbrojtësin vetëm nëse dy nga skuadrat japin 3 milionë euro për huazimin. Një faktor që ka bërë Interin të humbasë interesin, ndonëse të hënën mund të vendoset gjithçka, nëse do të vishet apo jo zikaltër.

Milan është gati të ulet e të bisedojë me Chelsea-n dhe mund të ofrojë shumën që klubi londinez kërkon. Ndërkohë, në prapavijë mbetet e gjallë pista që të çon te Malick Thiaw, mbrojtësi i Schalke 04 i kërkuar edhe në të kaluarën.

E.Ç (Dosja.al)

maldini chalobah inter milan

Sondazh

Poll