Sport

VIDEO/ Carlo Ancelotti dhe Karim Benzema gëzojnë ‘çmimet’ bashkë me skuadrën...

Skuadra Real Madridit ka pozuar me trofetë, që UEFA i ka dhuruar trajnerit italian dhe sulmuesit francez...

26 Gusht 2022, 16:30 Nga DOSJA

VIDEO/ Carlo Ancelotti dhe Karim Benzema gëzojnë

SPANJE - Carlo Ancelotti dhe Karim Benzema u zgjodhën në Stamboll si ‘trajneri dhe lojtari më i mirë i vitit’ nga UEFA. Të dy donin t'i ndanin këto çmime me dhomën e zhveshjes të skuasdrës ‘los blancos’ dhe para se të fillonin stërvitjet, lojtarët dhe trajneri pozuan me trofetë në Real Madrid City, thuhet uebfaqjen e madrilènëve.

Si Ancelotti, ashtu edhe Benzema, donin të falënderonin të gjithë skuadrën për punën që bënë sezonin e kaluar dhe që i bëri ata të fitonin këto çmime. "Dua të falënderoj shokët e skuadrës, trajnerin dhe presidentin tim. Me forcën e njerëzve tanë kemi mundur të fitojmë ndeshjet",- tha Benzema kur mori çmimin e tij.

Ancelotti, nga ana e tij, donte të nënvizonte, se "ishte një sezon i veçantë, sepse kishim një skuadër shumë të mirë, një përzierje të mirë mes veteranëve dhe lojtarëve të rinj. Dhe kjo lidhje ishte shumë pozitive brenda dhomave të zhveshjes".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll