Sport

Kahn iu përgjigjet akuzave: “Buzëqesha me këto çudira të futbollit. Kam respektin maksimal për Robertin dhe Barcelonën!”

Administratori i Bayernit, Oliver Kahn, ka reaguar te ‘Bild’ për sqaruar qëndrimin e tij dhe domethënien e buzëqeshjes së tij në ato çaste të shortit

26 Gusht 2022, 17:38 Nga DOSJA

Kahn iu përgjigjet akuzave: “Buzëqesha me këto

GJERMANI - Sezoni i ri i Champions League nuk ka filluar ende, e megjithatë ajo është tema e parë e nxehtë. Bayern takohet me Barcelonën dhe Robert Lewandowskin në fazën e grupeve. Ka një ribashkim të madh, pas një grindjeje të gjatë për transferimin e Lewandowskit.

Dhe së shpejti ka eksitim. Gazeta spanjole “Sport” sulmon administratorin e Bayernit, Oliver Kahn (53) të enjten në mbrëmje, pak pas shortit: “Kahn tallet me Barçën. Ishte një reagim i pazakontë nga një menaxher që merr pjesë në short, ku respekti është në të vërtetë normë,”- ka shkruar ajo.

Çfarë ndodhi? Një skenë e parë në TV gjatë shortit. Kur Barcelona po vendosej në grupin e Bayernit, kamera kalon te Kahn, i cili ka buzëqeshur shkurt me ironi. Por me sa duket jo të gjithëve në Spanjë, u ka pëlqyer reagimi i padëmshëm dhe i kuptueshëm pas shortit të çmendur! Gjithsesi, ajo është interpretuar si paturpësi dhe mungesë respekti.

Kjo e ka detyruar tani administratorin e Bayernit të reagojë ndaj akuzave të ashpra nga Spanja. Oliver Kahn është shprehur për BILD: "Ky interpretim është me të vërtetë i paqartë. Robert Lewandowski na la për të shkuar te Barcelona vetëm disa javë më pare, tani shorti na bashkon në fazën e grupeve të Champions League. Buzëqesha me këto çudira të futbollit. Kam respektin maksimal për Robertin dhe FC Barcelonën, këto ndeshje do të jenë një festë për tifozët e të dyja skuadrave dhe tifozët e futbollit në përgjithësi”.

Kahn iu përgjigjet akuzave: “Buzëqesha me këto
Buzëqeshja e Kahn që bëri bujë në Spanjë...

Me qëndrimin e tij të famshëm, Kahn e kishte përjashtuar qartë një transferim të sulmuesit polak në verë. Vetëm kur katalanasit e kishin rritur ofertën e tyre në 45 milionë euro fikse plus 5 milionë pagesa bonus, Kahn u tërhoq dhe Lewandowski kaloi nga Mynihu te Barcelona.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll