Sport

Hidhet edhe shorti i grupeve të Conference League, Ballkani njeh kundërshtarët…

Ditën e sotme janë përcaktuar grupet e fazës finale, duke premtuar sfida interesante.

26 Gusht 2022, 15:26 Nga DOSJA

Hidhet edhe shorti i grupeve të Conference League, Ballkani njeh

TURQI - Në Stamboll të Turqisë u hodh shorti edhe për raundin e grupeve të Conference League. 32 skuadrat finaliste që kanë mbërritur deri në këtë fazë, përfshirë edhe ekipin e Ballkanit, u njohën sot me grupet dhe kundërshtarët.

Kampionët e Kosovës janë në grupin G, ku rivalë të tyre do të ketë Slavia Praha, CFR Cluj dhe Sivasspor. Një grup i vështirë ky për kampionët e Kosovës, por shanset për një kualifikim të mundshëm, për të shkruar akoma dhe më tepër historinë, nuk mungojnë.

Për sa i përket grupeve të tjera, Fiorentina do të ketë përballë Bashakshehirin, ndërsa Uest Hemi dhe Vijareali duket se nuk do ta diskutojnë pjesën e kualifikimit. Ndërsa Baseli i Taulant Xhakës ndodhet në grupin H, së bashku me Slovan Bratislava, Zalgiris dhe Pyunik.

Ja tetë grupet e përcaktuara pas hedhjes së shortit të Conference League 2022-2023:

Hidhet edhe shorti i grupeve të Conference League, Ballkani njeh

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll