Sport

VIDEO/ Goditi gjyqtarin në Kinë: braziliani Henrique Dourado përjashtohet një vit!

Sulmuesi është pezulluar dhe do të duhet të paguajë edhe një gjobë prej 29 mijë eurosh

26 Gusht 2022, 15:00 Nga DOSJA

VIDEO/ Goditi gjyqtarin në Kinë: braziliani Henrique Dourado

KINE - Sulmuesi brazilian Henrique Dourado është pezulluar për një vit dhe do të duhet të paguajë një gjobë prej 200.000 juanë (rreth 29.000 euro) për përplasjen me një gjyqtar gjatë një ndeshjeje futbolli në divizionin e parë kinez. Lajmi është bërë i ditur nga Federata Kineze e Futbollit. 

Në një ndeshje në Henan Songshan Longmen, ish-futbollisti i Fluminense dhe Flamengo goditi me shpejtësi të plotë një gjyqtar në shpinë, në minutën e 16-të në barazimit 2-2 kundër Wuhan Yangtze River të dielën e kaluar, në një mënyrë që dukej e qëllimshme.  Futbollisti 32-vjeçar u përjashtua menjëherë nga ndeshja, pasi rrëzoi arbitrin në tokë ndërsa skuadra e tij udhëhiqte 2-0 para kartonit të kuq të lojtarit brazilian.

“Shpresojmë që të gjithë së bashku të ruajmë rendin e mirë të garës dhe ambientin e nevojshëm për zhvillimin e futbollit”,- tha Federata Kineze, duke njoftuar pezullimin e lojtarit. Nuk është hera e parë që institucioni drejtues i futbollit kinez merr dënime të rënda për një lojtar në rast sjelljeje të pahijshme. Një tjetër brazilian u pezullua në 2017: Oscar, i blerë nga Chelsea për 60 milionë euro, teksa luante për Portin e Shangait, u pezullua për tetë ndeshje për shkak të një sherri të madh gjatë një ndeshjeje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll