Sport

Shorti i Europa League: Arsenal me PSV në një grup, Man.Utd me Real Sociedad...

Faza e ndeshjeve të grupeve në Europa League do të nisë në 8 shtator me sfidat që do të luhen në dy fasha orare; 18:45 dhe 21:00.

26 Gusht 2022, 14:03 Nga DOSJA

Shorti i Europa League: Arsenal me PSV në një grup, Man.Utd me Real

STAMBOLL - Europa League nis zyrtarisht sezonin me shortin e fazës së grupeve të hedhur në Stamboll. 32 skuadra pjesëmarrëse në këtë kompeticion, duke përfshirë edhe Romën që vjen si skuadra fituese e Conference League në finalen e 25  majit në Tiranë, kanë mësuar fatin e tyre për këtë sezon të ri të kompeticionit.

Një prej grupeve më interesante është pikërisht grupi A, ku Arsenali do të përballet me PSV Eindhoven, Bodo/Glimt që luan për herë të parë në fazën e grupeve të Europa League dhe zviceranët e FC Zyrich. Romën shorti e vendosi në grupin C bashkë me Ludogorets, Real Betis dhe Helsinkin. Manchester United do të ketë përballje me spanjolët e Real Sociedad në Grupin E, si dhe me Sheriff Tiraspol dhe Omonian.

Një tjetëer skuadër italiane që është në fazën e grupeve të Europa League është edhe Lazio që ndodhet në grupin F, edhe ky një grup interesant teksa pjesë e tij janë edhe Feyenoordi e Midtjylland dhe Sturm i Grazit. Do të luajë në Europa League edhe skuadra ukrainase e Dynamo Kiev, që është në grupin B me Rennes, Fenerbahcen dhe Larnacan.

Faza e ndeshjeve të grupeve në Europa League do të nisë në 8 shtator me sfidat që do të luhen në dy fasha orare; 18:45 dhe 21:00. Edhe këtë sezon sfidat e Europa League do të transmetohen në platformën Digitalb.

Shorti i Europa League: Arsenal me PSV në një grup, Man.Utd me Real

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll