Sport

ZYRTARE/ Formula 1 mirëpret një makinë të njohur, prodhuesi gjerman pjesë e garave

Prodhuesi gjerman i makinave Audi do të debutojë në Formula 1 në vitin 2026. Ky lajm u njoftua nga CEO, Markus Duesmann.

26 Gusht 2022, 13:25 Nga DOSJA

ZYRTARE/ Formula 1 mirëpret një makinë të njohur, prodhuesi

GJERMANI- Prodhuesi gjerman i makinave Audi do të debutojë në Formula 1 në vitin 2026. Ky lajm u njoftua nga CEO, Markus Duesmann. Të pranishëm në prezantim ishin drejtuesit e Formula 1 dhe të Audi, që do të jenë në këtë sport si një skuadër më vete. Pritet që makina gjermane të marë skuadrën e Sauber, që aktualisht mban emrin e Alfa Romeo.

Audi do të hyjë si furnizues i motorëve kur Formula 1 të prezantojë motorët e rinj në 2026. Rregulloret u konfirmuan nga FIA në fillim të këtij muaji. Është hera e parë në më shumë se dhjetë vjet që një termocentral i Formula 1 është ndërtuar në Gjermani.

"Motorsporti është një pjesë integrale e ADN-së së Audit - tha Duesmann -. Formula 1 është një skenë globale për markën tonë dhe një laborator shumë stimulues zhvillimi. Me rregullat e reja, është koha e duhur që ne të përfshihemi. Në fund të fundit, si Formula 1 ashtu edhe Audi ndjekin qëllime të qarta qëndrueshmërie."

E.Ç (Dosja.al)

audi formula 1

Sondazh

Poll