Sport

Bayern Munich në grupin e hekurt, por Kahn buzëqeshi, media katalanase: “Tregoi mungesë respekti…”

Bayern, Barcelona, Inter dhe Viktoria Plzen me të drejtë u riemërua si "grupi i hekurt" i Champions League. Oliver Kahn, ish-portieri i Bayern Munich dhe administratori i klubit gjerman ndoqi drejtpërdrejt shortin e fazës së grupeve.

26 Gusht 2022, 13:03 Nga DOSJA

Bayern Munich në grupin e hekurt, por Kahn buzëqeshi, media

GJERMANI- Bayern, Barcelona, Inter dhe Viktoria Plzen me të drejtë u riemërua si "grupi i hekurt" i Champions League. Oliver Kahn, ish-portieri i Bayern Munich dhe administratori i klubit gjerman ndoqi drejtpërdrejt shortin e fazës së grupeve. Kamerat u ndalën tek ai menjëherë pasi Altintop nxori nga vazo emrin e Barcelonës, kundërshtarit të parë të gjermanëve.

Një kombinim sigurisht jo pozitiv për të dy, me Kahn megjithatë i cili reagoi në mënyrë të çuditshme: një buzëqeshje dhe një e qeshur ironike.Në Spanjë e gjithë kjo ka ndezur polemika dhe shtypi pranë katalanasve ka vënë në shënjestër Oliver Kahn. Për shembull, gazeta Sport shkruante: "Kahn tall Barçën.”

Por cila është arsyeja e reagimit të Kahn? E pamundur të mos i referohemi rastit Lewandowski, ish-lojtarit të Bayern Munich që kaloi te Barcelona. Kahn bëri gjithçka që ishte e mundur për ta mbajtur polakun në skuadër. Nga ana tjetër, deklaratat e tij të para për këtë temë në fillimin e merkatos thonë shumë: "Nuk e di pse Roberti zgjodhi këtë mënyrë për të na thënë se donte të largohej. Deklaratat publike si kjo nuk ju çojnë askund. Ai duhet të dijë se te Bayern është bërë një futbollist botëror."

E.Ç (Dosja.al)

oliver kahn bayern munich

Sondazh

Poll