Sport

Gjendje e mjerueshme! Ka fituar tituj në kampionatin shqiptar, shihni si ka degraduar ekipi i stadiumit të njohur

Prej vitesh Besa e Kavajës e ka humbur shkëlqimin e dikurshëm.

26 Gusht 2022, 12:46 Nga DOSJA

Gjendje e mjerueshme! Ka fituar tituj në kampionatin shqiptar, shihni si ka

KAVAJË-Prej vitesh Besa e Kavajës e ka humbur shkëlqimin e dikurshëm. Ekipi kavajas nuk është më ajo skuadër që prodhon talente dhe prej tetë vitesh është pjesë e Kategorisë së Parë mes problemeve administrative dhe financiare. Po ti shtosh edhe stadiumin e degraduar, shikon se problemet e Besës nuk kanë fund.

Në video shihen sesi shtyllat e ndriçimit janë bërë relike të vjetra, pa harruar edhe fushën që është në gjëndje të mjerueshme. Vendin e tyre e kanë zënë ferrat. Për futboll nuk bëhet fjalë. Duhet thënë se prej disa vitesh Besa i zhvillon ndeshjet në Luz të Kavajës.

E.Ç (Dosja.al)

besa shqiperi

Sondazh

Poll