Politike

Berisha flet për mosbindje civile, Meta: Sorrat do provojnë fatin e tyre, me shqiponjat s’bëhet shaka!

Meta thotë se kryeministri Edi Rama po shpik ligje që të mos kandidojë Berisha apo kreu i PL-së. 

26 Gusht 2022, 14:27 Nga F.M
Berisha flet për mosbindje civile, Meta: Sorrat do provojnë fatin e
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta e ka mbështetur Kreun e Partisë Demokratike Sali Berisha në paralajmërimin për mosbindje civile. Në një intervistë për News24, Meta thotë se kryeministri Edi Rama po shpik ligje që të mos kandidojë Berisha apo kreu i PL-së. 

“Sorrat do provojnë fatin e tyre, me shqiponjat s’bëhet shaka! Revolucioni antikorrupsion i pandalshëm. Është interes publikim, kombëtar. Kapja e shtetit është e qartë. Institucionet që po bëhen qesharake edhe në gusht, kanë përgjegjësi të madhe që nuk dolën dot nga kontrolli i partisë, pasi janë krijuar me manipulime. Ramovici ishte mësuar që t’i fuste të gjitha në xhep, fushën e kishte bosh. Se nuk kishte skuadër përballë. Tani është i tmerruar. Tani ai shpik marrëzira që të bëjë ligj që mos të kandidojë Berisha apo Ilir Meta. Ai nuk e di se në fushë do ketë përballë 80-90 % të qytetarëve shqiptarë. Të jeni të sigurt se dhe socialistët e ndershëm kur shohin këto veprime të Ramoviç, në cënim të pronës publike, në interes të përzënies së të rinjve të rejave, apo kundër Kosovës, edhe socialistët e fundit që mund të kenë ngelur, gjatë shtatorit do reflektojnë. Edhe ata që kanë një foto me Ramën, do e flakin atë dhe do e përbuzin,"- tha Meta.

Prokuroria e Posaçme SPAK ka nisur hetimin për ish-presidentin e Republikës, Ilir Meta, sot kryetar i ish-LSI, e ndryshuar në emrin Partia e Lirisë, pas kallëzimit të disa muajve më parë që iu bë nga ish-deputeti Halit Valteri. SPAK kërkon informacion nga disa institucione përfshirë edhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, të cilit i kërkoi formularin e dekriminalizimit. Disa javë më parë, Meta u akuzua nga Autoriteti i Dosjeve si bashkëpunëtor i Ish-Sigurimit të Shtetit, por hetimi i sotëm lidhet me një tjetër çështje. Kallëzimi i Valterit lidhet me një artikull të gazetës austriake, "Kronen Zeitung", e cila e akuzonte Metën se kishte paguar 700,000 mijë dollarë për lobim në SHBA, përmes një kompanie offshore qipriote. Lobimi lidhej me një foto që Meta bëri në ceremoninë e inagurimit të presidentit Donald Trump.

ilir meta edi rama sali berisha spak nis hetimet per meten

Sondazh

Poll