Sport

Champions/ Gogla të tmerrshme për Interin, Juventus sfidon PSG, Milan mund të buzëqeshë! (SHORTI)

Në Stamboll u hodh shorti i grupeve të Champions League. 32 skuadrat e kualifikuara në këtë fazë të turneut mësuan emrat e kundërshtarëve që do të kenë përballë në grupe.

25 Gusht 2022, 18:52 Nga DOSJA

Champions/ Gogla të tmerrshme për Interin, Juventus sfidon PSG, Milan

TURQI- Në Stamboll u hodh shorti i grupeve të Champions League. 32 skuadrat e kualifikuara në këtë fazë të turneut mësuan emrat e kundërshtarëve që do të kenë përballë në grupe.

Në vazon e parë qëndruan disa nga emrat më të mëdhenj të kontinentit si Bayern Munich, Manchester City,Real Madrid, PSG, Ajax, Milan, Porto dhe Frankfurt.

GRUPET:

GRUPI A: Ajax, Liverpool, Napoli, Rangers

GRUPI B: Porto, Atletico Madrid, Bayer Leverkusen,Clube Brugge

GRUPI C: Bayern Munich, Barcelona, Inter, Plzen

GRUPI D: Frankfurt, Tottenham, Sporting Lisbon, Marseille

GRUPI E: Milan, Chelsea, Salzburg, Dinamo Zagreb

GRUPI F: Real Madrid, Leipzig, Shakhtar Donetsk, Celtic

GRUPI G: Manchester City, Sevilla, Borussia Dortmund, Copenhaghen

GRUPI H: PSG, Juventus,Benfica, Maccabi Haifa

KRITERET E SHORTIT
-32 skuadra marrin pjesë në short: 26 të kualifikuara me të drejtë dhe gjashtë fituesit e playoff-it.

-Ekipet janë të ndara në katër grupe. Vazo 1 përfshin kampionin në fuqi, fituesin e UEFA Europa League dhe fituesin e kampionatit të vendit të gjashtë më lart të renditur që nuk u kualifikua përmes një prej titujve 2021/22; Vazo 2-4 përcaktohet nga renditja e klubeve.

-Sipas çifteve për kombet, Interi dhe Juventusi nuk do të mund të luajnë kurrë në të njëjtën mbrëmje dhe e njëjta gjë vlen edhe për Milanin dhe Napolin.

-Asnjë ekip nuk mund të luajë kundër një tjetri të së njëjtës federatë.

– Ndeshjet do të konfirmohen pas shortit. Këtë vit, faza e grupeve do të luhet në tetë javë për të përkuar me Kupën e Botës FIFA 2022.

– Dy të parat e secilit grup kualifikohen për në fazën e 1/8.

– Vendet e treta në secilin grup do të shkojnë në play-off për fazën me eliminim direkt të UEFA Europa League, ku do të përballen me të dytat e klasifikuara në grupet e UEFA Europa League për një vend në raundin e 1/8.

E.Ç (Dosja.al)

champions league shorti

Sondazh

Poll