Sport

Fanela që Maradona përdori në finalen e Meksikës më 1986, kthehet në Argjentinë. Matthaus e dhuroi reliken legjendare!...

Ish-mesfushori i kombëtares gjermane, Lothar Matthäus, që e zotëronte atë që nga finalja e asaj kohe, e riktheu atë në ambasadën argjentinase në Madrid

25 Gusht 2022, 15:41 Nga DOSJA

Fanela që Maradona përdori në finalen e Meksikës më

SPANJE - Fanela e veshur me Diego Maradona në finalen e Kupës së Botës 1986 u kthye në duart e Argjentinës të enjten, falë të madhit gjerman Lothar Matthäus. Ish-mesfushori, i cili ndërroi fanelën me Maradonën, pas finales së fituar 3-2 nga Argjentina në Meksikë, ktheu veshjen historike në një ceremoni në Ambasadën e Argjentinës në Madrid.

Fanella do të shfaqet në një muze të ri futbolli në kryeqytetin spanjoll. "Ishte gjithmonë një nder i madh të luaja kundër tij,"- tha Matthäus për të ndjerin Maradona, përmes një përkthyesi. “Si lojtar dhe person, ai ka qenë gjithmonë dikush shumë i rëndësishëm për mua. Ai do të jetë gjithmonë në zemrat tona.”

Matthäus tha, se ai gjithashtu ka shkëmbyer fanelën me Maradonën pas finales së Kupës së Botës 1990, të fituar nga gjermanët në Itali. Ai tha se ajo fanelë ishte në një muze në Gjermani.

Fanela që Maradona veshi kundër Anglisë, në çerekfinalen e Kupës së Botës 1986, kur shënoi golin e diskutueshëm "Hand of God", u shit për më shumë se 9 milionë dollarë në një ankand online nga Sotheby's në maj, çmimi më i lartë i paguar ndonjëherë në ankand për një pjesë të kujtimeve sportive të legjendës.

Matthäus iu dha një pllakë në Ambasadën e Argjentinës në shenjë mirënjohjeje për karrierën e tij në futboll dhe kontributin e tij në vlerat sportive. Fanela e Maradonës është kthyer në duart e Argjentinës dhe do të ekspozohet në Muzeun e Legjendave në Puerta del Sol në Madrid, në mënyrë që të gjithë adhuruesit e këtij sporti të mrekullueshëm ta shijojnë atë në një eksperiencë unike.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll