Sport

Propozim interesant, Roma i ofron Interit Marash Kumbullën për mesfushorin zikaltër

Merkato për Interin ende nuk ka përfunduar. Klubi zikaltër po kërkon me patjetër një qendërmbrojtës për të plotësuar vendin e lënë bosh nga Ranochia.

25 Gusht 2022, 17:19 Nga DOSJA

Propozim interesant, Roma i ofron Interit Marash Kumbullën për

ITALI- Merkato për Interin ende nuk ka përfunduar. Klubi zikaltër po kërkon me patjetër një qendërmbrojtës për të plotësuar vendin e lënë bosh nga Ranochia. Marotta dhe Ausilio po punojnë për të sjellur një lojtar me kosto të ulët. Chalobah ,Akanji dhe Acerbi janë tre profilet që po përflitet ditët e fundit, ndërsa në skenë ka dalë emri i Marash Kumbullës.

Mbrojtësi nuk është më në planet e Romës dhe kjo është parë në dy ndeshjet që verdhekuqtë kanë luajtur në kampionat me shqiptarin që ende nuk ka luajtur asnjë minutë. Roma po kërkon një qendër mesfushor pas dëmtimit të Wijnaldum dhe lojtari që mund të arrihet më lehtë është Gagliardini.

Mourinho do të ishte i kënaqur me një shkëmbim pasi dy skuadrat kanë nevojë në mbrojtje dhe mesfushë. Gjithçka mbetet për t’u parë, ndërsa kujtojmë se nëse zyrtarizohet te Inter, Kumbulla do gjejë një tjetër shqiptar si Kristian Asllanin.

E.Ç (Dosja.al)

inter kumbulla roma

Sondazh

Poll