Sport

Benjamin Mendy para se të përdhunonte një nga tre viktimat e tij brenda një nate: "Mos u shqetëso, ajo është gjë e vogël"

Juria dëgjoi deklaratën e ashpër para policisë, të njërës prej tre grave që Benjamin Mendy përdhunoi në të njëjtën natë në rezidencën e tij të tmerreve.

25 Gusht 2022, 14:34 Nga DOSJA

Benjamin Mendy para se të përdhunonte një nga tre viktimat e tij

ANGLI - Benjamin Mendy i tha një gruaje "mos u shqetëso, ajo është e vogël" përpara se ta përdhunonte në rezidencën e tij të tmerreve, në të cilën lojtari i Manchester City kishte dhoma paniku, në të cilat mbyllte viktimat e tij.

Kjo është deklarata në Polici e një prej viktimave, që juria dëgjoi në Gjykatën e Kurorës së Chester (Angli). Benjamin Mendy akuzohet për tetë përdhunime, një sulm seksual dhe një tentativë përdhunimi, që dyshohet se ka ndodhur midis 2018 dhe 2021.

22-vjeçarja shpjegoi në Polici, se Mendy këmbënguli që të bënin seks në kinemanë e shtëpisë së tij, gjë që ajo nuk pranoi: “Pavarësisht se i dhashë të gjitha llojet e justifikimeve (ajo duhej të shkonte në punë, ose nuk doja të mbetesha shtatzënë)... asgjë nuk e ndikoi atë. Ishte si të grindesha me një mur me tulla."

Një nga justifikimet që ajo dha, ishte se nuk donte të shkonte në shtrat me të nga frika se mos e lëndonte, për të cilën futbollisti iu përgjigj, se “mos u shqetëso, ajo është gjë e vogël”. Gjuha e tij ishte mjaft e drejtpërdrejtë dhe e vrazhdë. 

Gruaja raportoi se duhej t'i dorëzohej presionit të futbollistit dhe përfundoi duke bërë seks me Mendy: "Për 20 sekonda mbaroi". E reja shpjegoi se nuk e ka denoncuar më parë përdhunimin, sepse do të ishte fjala e saj kundër një lojtari të Mançester Cityt dhe u frikësua: “Këta njerëz kanë fuqi”, ka deklaruar ajo. Prokurori Timothy Cray i tha juries, se Benjamin Mendy përdhunoi dy gra të tjera po atë natë.

Dënimi me të cilin mund të përballet Benjamin Mendy mund të variojë nga 5 deri në 20 vjet burg, megjithëse ai mund të përballet me një dënim të përjetshëm. Gjithsesi ai është deklaruar i pafajshëm për të nëntë akuzat për krime seksuale.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll